Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Xërxë-Sapniq-Ratkoc
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe zëvendësministrin Rexhep Kadriu ishin në Ratkoc dhe Xërxe me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Xërxë-Sapniq-Ratkoc.
“Ky projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane, që financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e implementohet nga komuna e Rahovecit, kap vlerën e 898,888 eurove dhe ka gjatësi 12 mijë metra, shenjëzim horizontal vertikal dhe shtegun për çiklizëm. Falënderojmë ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë komunës së Rahovecit me projekte infrastrukturore”, ka thënë kryetari Latifi.
Ai ka theksuar se asfaltimi i kësaj rruge ka rëndësi të madhe për fermerët dhe bujqit e kësaj zone.
/Epoka e re/