Fillojnë punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë (Video)

15 korrik 2020 | 13:23

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka përcjellë për së afërmi fillimin e punëve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Me këtë rast, ai ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie mese të nevojshme dhe të shumëpritur për gjithë besimtarët myslimanë.

Më tutje, myftiu Tërnava është shprehur tejet i lumtur që ka parë për së afërmi fillimin e punëve tashmë në këtë vend të shenjtë, teksa ka falënderuar të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe komunën e Prishtinës.

(L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/birk2015/videos/955748221565196/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka…