Fillojnë punimet për termocentralin diellor në fshatin Bec të Gjakovës

19 maj 2023 | 14:07

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në projektin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW nga “Solar Energy Group Europe”, në fshatin Bec të komunës së Gjakovës.

Ky moment, sipas kryeministrit Kurti simbolizon jo vetëm një hap të rëndësishëm drejt qëllimeve  tona për të ngritur kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, por edhe përkushtimin tonë të palëkundur për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për vendin tone.

Teksa ka veçuar miratimin e Strategjisë se re të Energjisë në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se “orientimet e sektorit të energjisë për periudhën 10- jeçare ne tashmë i kemi vendosur në këtë strategji, me synimin që zhvillimi i sektorit të energjisë të shkojë drejt tranzicionit energjetik në përputhje me Marrëveshjen e Sofies dhe Planin e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor 6, si dhe gradualisht drejt neutralitetit ndaj karbonit deri në 2050”

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të shënuar realizimin e vizionit tonë –atë të përpjekjes për pavarësi energjetike dhe transformimit të sektorit drejt energjisë edhe të pastër edhe të qëndrueshme’’, ka thënë kryeministri para të pranishmëve në këtë inaugurim.

Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe Strategjia jonë e re e Energjisë, sipas kryeministrit, tregon përkushtimin e Kosovës për të krijuar një mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm për të investuar.

Javën e kaluar kryeministri Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, kanë lansuar ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(TË KESH DIKË, ANTOLOGJI E PROZËS SË SHKURTËR E SHKRIMTARËVE…