Fillon asfaltimi i disa rrugëve në Polac

09 tetor 2019 | 11:07

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe bashkëpunëtorë, kanë dalë në fshatin Polac për ta parë nga afër asfaltimin e segmenteve të rrugëve që ka filluar.

Me këtë projekt do të trajtohen rreth 3 km rrugë në këtë fshat. Me këtë rast, Jashari ka thënë se janë duke vazhduar për t’i përmbushur kërkesat e banorëve të këtij fshati.

“Në fshatin Polac po vazhdon asfaltimi i segmenteve të rrugëve, ku do të trajtohen rreth 3 km rrugë me asfalt. Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë pamë nga afër punimet që po bëhen. Kështu po vazhdojmë përmbushjen e kërkesave të banorëve të Polacit. Tani banorët e kësaj pjese do të kenë infrastrukturë rrugore më të mirë. Së bashku me qytetarët tanë do të punojmë çdo ditë, pa u ndalur, në çdo pjesë të vendit!”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja ka kërkuar që propozimet e Shteteve të…