Fillon asfaltimi i rrugës në Vërnicë të Mitrovicës

28 korrik 2022 | 12:24

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka vazhduar me realizimin e projekteve të ndryshme kapitale në fushën e infrastrukturës, me ç’ rast ka nisur të asfaltohet edhe rruga e fshatit Vërnicë.

Për të inspektuar fillimin e punimeve, për vizitë në këtë fshatë ishte drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, i cili ndër tjerash është shprehur se do të vazhdojë të investojë në fshatrat dhe lagjet e Mitrovicës duke rregulluar infrastrukturën rrugore kudo që është e nevojshme dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare, Trejsi Sejdini, di si të “godas” në shenjë.…