
Fillon asfaltimi i rrugës “Sejdi Kryeziu” në lagjen Pejton
03 shtator 2020
| 11:52
Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Sejdi Kryeziu” në lagjen Pejton për të vazhduar edhe me rrugët “Nazmi Mustafa” e “Perandori Justinian”.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Fillimisht u siguruam që aty të përfundojë e gjithë infrastruktura nëntokësore. Në këto rrugë nuk do të kemi pamjen e vjetër me kabllot e varura të rrymës në gjithë lagjen. Falënderojmë të gjithë qytetarët e lagjes për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Tash, lagjja e tyre do të duket më bukur me rend e rregull”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)