
Fillon bashkëpunimi i Prishtinës me operatorët privatë të transportit të ri të Prishtinës (TRIP)
06 tetor 2025
| 15:34
Të hënën ka filluar zyrtarisht bashkëpunimi i Prishtinës me operatorët privatë të transportit të ri të Prishtinës (TRIP) për zbatimin e projektit të tram-it elektrik në vitin 2026.
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky është një tjetër hap drejt planit dhe vizionit për mobilitetin në kryeqytet.
“Vizioni ynë po realizohet. Po e modernizojmë flotën e autobusëve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, po e ulim ngarkesën e trafikut në Prishtinë dhe po e vendosim qytetarin në qendër”, ka shkruar Rama në “Facebook”.