Fillon dërgimi i pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës
14 dhjetor 2025
| 10:48
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës dhe që janë regjistruar për të votuar përmes postës.
Bëhet fjalë për rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë në adresën e tyre pakon me fletëvotim.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.



