Fillon intervistimi i Smajl Latifit nga Gjykata Speciale

16 dhjetor 2019 | 10:28

Kryetari i Rahovecit, ish-komandant i UÇK-së, Smajl Latifi, ka hyrë për intervistim nga dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Ekonomia Online merr vesh se ish-komandanti i UÇK-së, do të merret në pyetje për luftën në rrethinën e Rahovecit.

Gjatë kohës së luftës, kreu i Rahovecit ka qenë një prej komandantëve në zonën e Rahovecit.

Thirrjen për intervistim nga Specialja, Latifi e kishte bërë të ditur në muajin tetor të këtij viti.

Megjithëse për intervistim janë ftuar dhjetëra persona, Gjykata Speciale ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë. Gjykata Speciale e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, do t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët patën votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milazim Krasniqi Albin Kurti po e luan këtë lojë…