Fillon mbledhja e Bordit të Paqes, Trumpi shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën
19 shkurt 2026
| 15:54
Instituti Amerikan i Paqes në Uashington ka mirëpritur takimin inaugurues të Bordit të Paqes, i cili është krijuar nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump. Pjesë e këtij takimi është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Pas mbërritjes së shumicës së liderëve, aty është parë edhe presidenti amerikan. Derisa është realizuar fotografi famijare e Bordit të Paqes, presidenti Trump ka shtrënguar duart më të pranishmit, në mesin e tyre presidenten Osmani dhe kryeministrin Rama.
Ky i fundit, ka postuar edhe pamja nga takimi. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar edhe një video.“Sot është mbledhja e parë inauguruese e Bordit të Paqes që drejtohet ekskluzivisht nga Donald Trump”, ka shkruar Rama.



