Fillon ndërtimi i ujësjellësit edhe në 10 fshatra të Skenderajt

16 maj 2020 | 21:03

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i ujësjellësit edhe në dhjetë fshatra të Skenderajt: Rezallë, Abri e Poshtme, Aqarevë, Likoc, Llaushë, Marinë, Makermal, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë.

“Krahas realizimit të kyçjeve individuale të ujësjellësit që po bëhen në 12 fshatra të komunës së Skenderajt ka filluar edhe implementimi i projektit ‘Ndërtimi i Ujësjellësit’ në 10 fshatra të komunës, nga i cili do të përfitojnë gjithsej 12364 banorë dhe i cili është donacion i Qeverisë Zvicerane dhe Qeverisë së Kosovës kurse implementohet nga CDI-ja dhe ka një vlerë rreth 1.4 milion euro”, ka thënë Jashari.

Ai ka bërë me dije se këtë vit do të përfundojnë projektin e kyçjeve individuale në 12 fshatra, kurse në këto 10 fshatrat që tani ka filluar projekti do të angazhohen që deri vitin tjetër qytetarët të kenë ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u ka bërë…