
Fillon ndërtimi në të gjitha llotet e projektit të rrugës Prishtinë-Podujevë
29 qershor 2023
| 21:58
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se sot ka filluar projekti i zgjerimit të rrugës Prishtinë-Podujevë.
“Lajm i mirë për qytetarët e Podujevës dhe Prishtinës. Sot, filluan punimet në të gjitha llotet në projektin e rrugës Prishtinë – Podujevë.
Urime e na priftë e mbara!”, ka shkruar Durmishi.