
Fillon ndeshja Zvicër – Kosovë
29 mars 2022
| 18:01
Ka filluar ndeshja miqësore mes Kombëtares së Zvicrës dhe Përfaqësues së Kosovës.
Kjo miqësore që është luajtur edhe si ndeshje vëllazërore për faktin se në ekipin kombëtar të Zvicrës janë tre futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri po zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih. Në stadium janë edhe një numër i madh i tifozëve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në shtetin zviceran.
Kjo është ndeshja e dytë miqësore për “dardanët” në këtë muaj. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova e mposhti Burkina Fason me rezultat 5-0.
/Epoka e re/