Fillon numërimi i votave me kusht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftua se sot ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i cili është mundësuar në 52 vendvotime me kusht, ku janë evidentuar 8,751 votues.
Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i realizuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.
Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.
Të dielën (14 qershor), KQZ ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.
Votimi me kusht është zhvilluar të dielën, më 7 qershor, në 38 Qendra të Votimit, nga një për çdo komunë, me gjithsej 52 vendvotime.
Gjithashtu, edhe votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar të dielën, më7 qershor, por ky lloj votimi është mundësuar jashtë vendvotimeve, në adresa të caktuara të votuesve të regjistruar dhe të evidentua për të votuar përmes ekipeve lëvizëse.



