Fillon procesi i numërimit të votave për kandidatët për Kuvendet Komunale

13 tetor 2025 | 19:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për Kuvendet Komunale nga Zgjedhjet Lokale në komunat e Republikës së Kosovës.

Fotografi nga procesi i numërimit janë realizuar në disa komuna dhe pasqyrojnë punën profesionale të ekipeve të angazhuara në këtë fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor.

Sipas informacioneve nga platforma e rezultateve, janë numëruar 120 vendvotimet e para nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë dhe në prani të vëzhguesve nga subjektet politike dhe organizatat vendore e ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës"Miqtë e Amerikës" Vizita e Presidentit…