Fillon puna në ambulancat specialistike

01 qershor 2020 | 13:59

Në kuadër të lehtësimit të masave, bazuar në Qarkoren Informative Nr. 11/2020 për informim të institucioneve shëndetësore publike dhe private, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, të hënë ka filluar puna në​ ambulancat specialistike, operacionet elektive dhe rastet e tjera jo emergjente që ishin të ndaluar deri më tani.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës​ ka njoftuar pacientët që​ kërkojnë shërbime shëndetësore në kuadër të klinikave të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme, se​ për të hyrë në kuadër të objekteve shëndetësore, duhet që domosdoshmërisht të jenë të pajisur me maska dhe doreza,​ bazuar në planin e veprimit për rikthim gradual të shërbimeve shëndetësore të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.

ShSKUK-ja, po ashtu, ka njoftuar se të gjitha rastet që trajtohen, paraprakisht duhet të caktojnë terminet, kurse në objekt hynë vetëm ata që kanë terminet, kurse të tjerët presin jashtë.

Po ashtu, sipas këtij plani, kontrollet bëhen me distancë kohore prej 30 minuta, kurse​ është e ndaluar të krijohen tollovi në hyrje të objekteve.

ShSKUK-ja kërkon nga qytetarët që marrin shërbime shëndetësore​ mos të krijojnë tollovi, njëkohësisht apelon që të jenë të pajisur me maska dhe doreza dhe të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit publik.

Gjithashtu ShSKUK-ja ka njoftuar pacientët që kanë terminet për realizim të procedurave diagnostike në Klinikën e Radiologjisë, se duhet​ të paraqiten sipas termineve, kurse atyre që u ka kaluar termini të lajmërohen në klinikë për të caktuar termin të ri.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A do të mund të udhëtojnë për në Kosovë këtë…