
Fillon takimi i ministres Gërvalla me homologun grek
04 qershor 2021
| 11:37
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias është pritur në takim nga homologia e tij nga Kosova, Donika Gërvalla.
Pas takimit me Gëvrallën, Dendiasi do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Në fund të agjendës është paraparë edhe takimi me kryeministrin Albin Kurti.