
Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
29 shtator 2025
| 14:26
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë ka njoftuar se të mërkurën do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal. Lajmin e ka bërë me dije QKMF-ja përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.
“Ju njoftojmë se nga data 01.10.2025 fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Ju mund ta merrni këtë shërbim në QMF-të më të afërta që i keni ku ka njësi të vaksinimit”, bëhet me dije në njoftimin për medie.
Në njoftim, thuhet se qytetarët për t’u vaksinuar duhet të posedojnë letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes edhe për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem.