Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Mitrovicë

30 shtator 2025 | 10:29

Drejtoria për Shëndetësi njofton se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë është furnizuar me 2,500 doza të vaksinës kundër gripit sezonal nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Procesi i vaksinimit do të nisë nga nesër, më 1 tetor 2025.

Vaksinimi ka për qëllim mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, ku përfshihen: punëtorët shëndetësorë, personat mbi 65 vjeç, pacientët me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, si dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar – gjithmonë me rekomandim të mjekut.

Qytetarët mund të vaksinohen çdo ditë pune, nga ora 07:30 deri në 13:30, në këto qendra shëndetësore të Komunës së Mitrovicës:

QKMF “Dr. Nexhat Çuni” – Mitrovicë

QMF – Iliridë

QMF – Vaganicë

QMF – Shipol

QMF – Zhabar

QMF – Ura e Gjakut

QMF – Bair 1

QMF – Bair 2

QMF – Tunel i Parë

QMF – Bare

QMF – Koshtovë

QMF – Shupkovc

QMF – Stan Tërg

QMF – Frashër

AMF – Kqiç i Madh

AMF – Fidanishtë

AMF – Gushavc

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mosmarrëveshje mes partive për shëndetësinë dhe shpenzimet mund ta…