Filluan përgatitjet e Kosovës U17 në hendboll  

23 qershor 2025 | 12:20

Të dielën në Banjë të Pejës kanë nisur përgatitjet e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll. Përgatitjet kanë filluar një ditë pasi u bë përzgjedhja e 23 lojtareve që konkurrojnë për vend në ekipin final kombëtar.

Stërvitjet zhvillohen në Banjë nën urdhrat e kryetrajnerit të kësaj grupmoshe, Verim Zherka, dhe shtabit teknik. Në mesin e vajzave është parë një interesim shumë i madh për të shfrytëzuar maksimalisht këtë grumbullim dhe për të rritur gjasat për përzgjedhje në ekipin që do ta prezantojë Kosovën në Kampionatin Evropian.

Evropiani i Divizionit B mbahet në vendin tonë, përkatësisht në Prishtinë, prej 4 deri më 10 gusht.  Deri në fillim të Evropianit, hendbollistet e Kosovës U17 do të kalojnë shumë ditë të grumbulluara së bashku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sept…