Filluan punimet në asfaltimin e rrugës Qafa e Jasiqit -Jasiq

09 nëntor 2021 | 13:12

Kryetari i Komunës së Junikut, njëherësh kandidat edhe për një mandat të ri qeverisës, Agron Kuçi, ka vizituar fshatin Jasiq me rastin e fillimit të punimeve në rrugën lokale Qafa e Jasiqit-Jasiq.

Ai ka thënë se kjo rrugë është e rëndësisë së veçantë, sepse lidh fshatin Jasiq me Junikun, po ashtu ofron qasje më të lehtë për banorët e kësaj pjese në pronat e tyre.

Kuçi ka theksuar se asfaltimi i kësaj rruge dhe të gjitha rrugëve dytësore në fshatin Jasiq që do të asfaltohen është parakusht kryesor për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në fshatin Jasiq.

Kryetari Kuçi i ka uruar banorët për rrugën e re, duke u shprehur i kënaqur që investimet e komunës kanë ndikim direkt në përmirësimin e kushteve për jetesë në fshatin Jasiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në…