Filluan punimet në dy projekte të reja infrastrukturore në Klinë

25 korrik 2019 | 14:27

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve në dy projekteve të reja në Klinë.

Ministri Lekaj ka thënë se rruga Ujmirë-Qupevë është dëshmi e suksesit të të zgjedhurve të popullit në zhvillim të komunave.

Kurse rruga Siqevë-Aaqrevë, Lekaj ka thënë se ka simbolikën e saj të rezistencës dhe sakrificës për liri, që ne të mund të punojmë sot në të mirë të qytetarëve të vendit. Krahas këtyre dy projekteve, ministri i bëri vizitë edhe rreth rrotullimit të përkohshëm në hyrje të Klinës, i cili redukton kolonat e gjata dhe lehtëson qarkullimin në këtë aks rrugor.

Faza e dytë e rrugës Ujmirë-Qupevë ka gjatësi afro 4.3 kilometra dhe kosto mbi 332 mijë euro, ndërsa vlera e tërë projektit është rreth një milion euro.

Kurse rruga Siqevë-Aqarevë, e cila lidhë Klinën me Skenderajn, ka gjatësi prej 7.8 kilometra me  mbi 384 mijë euro.

Të dy këto projekte financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, nëpërmjet memorandumit të mirëkuptimit me komunën e Klinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës (SHIFK), ka mirëpritur vendimin…