Filmi “Contagion”, që paralajmëroj pandeminë!

18 shtator 2020 | 13:56

Filmi “Contagion mund të jetë publikuar një dekadë më parë, por ai u kthye ndër më të shikuarit gjatë kohës së pandemisë.

Aktori në rolin kryesor, Jude Law na paralajmëroi për një pandemi, si kjo që po përjetojmë tani, kur ai po xhironte filmin “Contagion” (Infektimi), me historinë e një virusi vdekjeprurës.

Së fundi Law u pyet në lidhje me faktin se kaq shumë njerëz i janë drejtuar filmit “Contagion” mes një pandemie, teksa bisedonte me Jimmy Fallon dhe ai u shpreh kështu:

“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet”, i tha ai drejtuesit të emisionit. “Ju mjafton të ndizni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin.”

Aktori 47 vjeçar tha se ai “i shkroi menjëherë regjisorit, Sreven Soderbergh dhe i tha:

 “Ti e paske kuptuar. Ishte atje 10 vite më parë.”

Law tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vitesh, pra, që prej publikimit të filmit.

“Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin,” tha ai. Ata të gjithë shpreheshin se ideja e filmit është një histori “kur” dhe jo “nëse” do të ndodhë.”

Ai i mori që atëherë, të gjitha këshillat që ne po i bëjmë pjesë të rutinës gjatë pandemisë së vërtetë.

Ndërsa, producenti i filmit Michael Shamberg tha seFilmi ishte krijuar me qëllim për të qenë një film paralajmërues. Ne e përdorëm shkencën si duhet”.

Dhe për komentin e Law se pse njerëzit panë “Contagion” në vend të vetëm lajmeve: Dr. Pamela Rutledge, drejtoreshë e Qendrës së Kërkimit të Psikologjisë së Medias , tha se është në të vërtetë më e shëndetshme të shikosh filmin sesa lajmet.

Shikoni gjëra që ju bëjnë të ndiheni sikur jeni pjesë e një komuniteti,” sugjeroi Rutledge. “Ku mund të identifikohesh me personazhet.”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka pyetur Qeverinë se…