Filmi i kosovarit Erblin Nushi nominohet në Student Academy Awards (VIDEO)

16 gusht 2018 | 20:16

Student Academy Awards e cila ndihmon dhe inkurajon filmat e studentëve, kësaj radhe ka nominuar edhe filmin “Bini” që është i punuar nga regjisori kosovar, Erblin Nushi.

Filmi rrëfen historinë e një djali të vogël që i ishte larguar familja si pasojë e luftës gjatë vitit 1999 që ndodhi në Kosovë. Ky film është i bazuar në ngjarje të vërtetë, transmeton Klan Kosova.

Student Academy Awards 2018, ka nominuar filmin “Bini” në kategorinë “Narrative” së bashku me tetë filma të tjerë.

“Kjo është për të gjitha ata që kanë humbur jetën gjatë luftës. Për të gjithë ata zëra të padëgjuar dhe për ata fëmijë jetët e të cilëve janë ndikuar nga veprimet e atyre të cilët na kanë dashur të vdekur. Kosovë kjo është për ty”, ka shkruar regjisori Nushi në Facebook.

Në të kaluarën, finalistët e Student Academy Awards kanë marrë më shumë se 46 nominime për Oscar dhe kanë fituar ose kanë ndarë tetë çmime. Disa ndër fituesit janë: John Lasseter, Pete Docter, Robert Zemeckis, Trey Parker dhe Spike Lee.

r dhe kanë fituar ose kanë ndarë tetë çmime. Disa ndër fituesit janë: John Lasseter, Pete Docter, Robert Zemeckis, Trey Parker dhe Spike Lee.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas asaj që ndodhi në Xhenova të Italisë, është ngritur…