Filmi “Zgjoi” do të shfaqet nëpër kinematë në Amerikë

03 nëntor 2021 | 13:02

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit i cili arriti sukses të madh, do të shfaqet nga 5 nëntori 2021 në kinematë e Amerikës.

“Ekipi i ‘Zgjoit’ ka një lajm fantastik për komunitetin e shqiptarëve në Amerikë. Po vijmë tek ju. Shihemi nga 5 deri 18 nëntor në New York në ‘Film Forum’ dhe nga 12 nëntori në Los Angeles në ‘Laemmle’s Royal Theater’”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, më 5 dhe 6 nëntor do të ketë diskutime edhe me regjisoren Blerta Basholli e aktoren Yllka Gashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann është impresionuar nga qendërsulmuesi…