Finalizohet draft-Rregullorja për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së

28 korrik 2025 | 16:50

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se grupi punues për hartimin e Rregullores për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së, i udhëhequr nga prokurori Arian Gashi, ka mbajtur të hënën një takim pune, në të cilin është finalizuar drafti i këtij akti nënligjor.

Në këtë takim kanë marrë pjesë anëtarët e KPK-së, prof. ass. dr. Dardan Vuniq, Visar Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, përfaqësues të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), përfaqësuesit e grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) si dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi grupi punues ka finalizuar draft-Rregulloren, e cila synon të krijojë një kuadër të qartë dhe të harmonizuar me Ligjin e ri për KPK-në, me fokus në garantimin e një procesi të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar në meritë për përzgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Drafti përfundimtar i Rregullores përfshin edhe komentet e pranuara me shkrim nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) si dhe komentet e ofruara nga pjesëmarrësit e tjerë nga dy takimet e fundit, duke reflektuar kështu një qasje gjithëpërfshirëse dhe konsultative në hartimin e tij. Draft-Rregullorja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të integritetit institucional të KPK-së dhe garantimit të përfaqësimit të drejtë dhe gjithëpërfshirës në sistemin prokurorial të Kosovës”, ka njoftuar KPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Pep Guardiola ka reaguar me maturi ndaj entuziazmit rreth…