Finalja e BBVK 4: Banorët ndajnë emocionet e fundit para natës së madhe

27 shkurt 2026 | 15:46

Sonte, mbërrin momenti kulmor i Big Brother VIP Kosova 4, finalja e madhe.

Pak orë para natës vendimtare, banorët ndanë emocionet e tyre për emisionin “Kosova Today”.

Ludo, i pari që foli, shprehu kënaqësinë e tij.

“Ndjehem shumë më mirë sesa kur hyra këtu dhe besoj se sonte do të jetë një finale interesante”.

Hygerta tha se po ndjen një valë nostalgjie.

“Që nga dje më ka pushtuar një ndjenjë e madhe nostalgjie. Në këtë shtëpi kemi kaluar emocione shumë të forta, dhe ato do të mbeten gjithmonë me ne”, tha ajo.

Elijona, zbuloi  detaje të vogla për këtë natë madhështore.

“Sonte do të jem me ngjyra pink, dhe nuk do vesh kombinimin që ka thënë Londrimi”.

Teksa vet londrimi tha se po shfrytëzon çdo moment sonte brenda BBVK.

“Po mundohem të shfrytëzoj çdo moment sot, sepse është një natë e madhe dhe e veçantë për të gjithë ne”.

Edhe finalisti tjetër, Klodi, tha se nuk po i besohet se po kryhet kjo eksperiencë unike.

“Ndihemi mirë, emocionet janë të papërshkrueshme, dhe ende nuk na besohet që po përjetojmë këtë eksperiencë unike”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Lionel Messi ka pranuar se pendohet që nuk mësoi…