
Finalja e FA Cup s’do të jetë e fundit për Aubameyangun në Arsenal
31 korrik 2020
| 13:03
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është i bindur se finalja e së shtunës në FA Cup nuk do të jetë ndeshja e fundit e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang me fanellën e Arsenalit.
Duke folur para finales së kupës, Arteta , i cili e ka shprehur edhe më parë bindjen se Aubameyangu do ta zgjasë kontratën me klubin , ka insistuar se ai nuk e mendon mundësinë që kjo të jetë ndeshja e fundit e Aubameyangut për Arsenalin.
“Mos harroni që ai ka ende kontratë me ne. Ne duam ta mbajmë atë dhe këtu dhe duam ta kemi për një periudhë më afatgjate. Por, për momentin ai është me ne dhe unë mendoj se ai duhet të jetë shumë krenar për aty ku është”, ka deklaruar Arteta.