Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll luhet më 18 shkurt në Rahovec
13 shkurt 2026
| 12:06
Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec do të jetë arena ku do të përballen Trepça dhe Bashkimi në finalen e këtij sezonit në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja finale do të zhvillohet javën e ardhshme, saktësisht më 18 shkurt dhe pritet një përballje e fortë pasi dy skuadrat synojnë këtë trofe.
Trepça dhe Bashkim ishin përballur edhe në finalen e sezonit të shkuar, të cilën e kishte fituar ekipi nga Mitrovica me shifrat 85:79.
Përderisa Trepça paraqitet për herën e pestë rresht në finalen e kësaj gare dhe synon ta mbrojë trofeun e fituar sezonin e shkuar, Bashkimi luan për herën e dytë radhazi në ndeshjen finale dhe kërkon trofeun e dytë të Kupës në histori të klubit.



