
Finalja e lavdisë, Messi dhe Neymar përplasen për të dominuar futbollin amerikano-latin
Pas pak orësh do të zbresin në skenë dy skuadrat më të lavdishme të Amerikës Latine, Brazili dhe Argjentina. Edhe pse në një orë disi të papërshtatshme për Shqipërinë dhe Europën, në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm do të luajnë finalen e madhe të Copa America dy ekipet rivale dhe më me emër në botë, në njërën anë Messi e Lautaro me shokë, në tjetrën Neymar e Casemiro.
Yje në fushë, lojtarë që kanë fituar trofe të medha në Europë dhe tani kërkojnë lavdinë në futbollin latin, Messi që kërkon trofeun me të rëndësishem te fituar ndonjëherë me fanellen e Argjentinës, pasi deri tani vetëm nje medalje olimpike ka të fituar me albicelestët.
Në anën tjetër edhe Neymar ka mbi supe vetëm një kupë konfederatash me Brazilin ndërsa edicionin e kaluar të Copa America ku brazili triumfoi ai ishte i dëmtuar dhe tani do të bëjë të pamundurën për ta mbrojtur atë titull.
Messi dhe Neymar janë shumë miq, madje shumë lojtarë që do të zbresin në fushë jane miq por pas vërshëllimës së startit skuadrat do të “pështyjnë gjak” për ta fituar finalen, kur kujtojmë që Messi me Argjentinën ka 4 finale të humbura dhe nuk dëshiron një tjetër dështim.
Do të ketë deri ne 8 mijë tifozë të pranishëm në mitikun “Maracana” dhe mijëra do të jenë edhe shqiptarët që do ta ndjekin ndeshjen, dhe mos harroni vini celularët në zile për të mos humbur në 02:00 të mëngjesit (me orën shqiptare), finalen e madhe, spektaklin, Samba apo Tango, kush do të triumfojë?