
Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në Portugali
17 qershor 2020
| 16:03
Liga e Kampioneve do të rifillojë në datën 7 gusht. Pas mbledhjes së sotme të Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s u vendos që kompeticioni të vazhdojë me fazën e “tetë finalistëve”.
Të gjitha takimet e kësaj faze do të luhen në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë në periudhë 12-23 gusht. Të gjitha takimet e fazës çerekfinale dhe gjysmëfinale do të luhen me vetëm 1 ndeshje.
Finalja e këtij edicioni nuk do të zhvillohet në Stamboll, ashtu siç ishte planifikuar përpara këtij sezoni, por në Lisbonë. Ndeshjet e mbetura të fazës 1/16-ave do të luhen në datat 7-8 gusht dhe është lënë në dorën e klubeve nëse do të luajnë në stadiumet respektive apo në Lisbonë.