Finlanda mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët rusë

27 shkurt 2022 | 09:59

Finlanda do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për aeroplanët rusë – duke iu bashkuar kështu vendeve evropiane që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

Finlanda “po përgatitet të mbyllë hapësirën ajrore për trafikun ajror rus”, ka thënë në Twitter ministri finlandez i Transportit, Timo Harakka, transmeton Telegrafi.

Finlanda ndanë rreth 800 milje vijë kufitare me Rusinë. E vendet e tjera si Bullgaria, Çekia, Estonia, Gjermania dhe Polonia, kanë bllokuar tashmë hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse.

Lituania njoftoi të shtunën se do të bllokoj fluturimet ruse – e shumë shtete tjera evropiane tashmë e kanë bërë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar trupa më të…