Fiorentina e Bournemouthi i shtohen garës për Asllanin

05 maj 2025 | 16:21

Pas Bolognas e Lazios, edhe dy skuadra tjera janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Mësohet se për futbollistin e Interit, kanë shprehur interesim Fiorentina e Bournemouthi, pasi mesfushori pritet të largohet në verë ekipi italian.

Interi është i gatshëm ta shesë Asllanin në verë kurse për kartonin e tij, po kërkon të paktën 20 milionë euro.

23-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, ndërsa këtë sezon ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Interit prej vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Empolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ido Trade O.P. nga Prishtina shpall të pavlefshme certifikatën e…