Fiorentina fiton ndeshjen e parë pas vdekjes së Astorit

11 mars 2018 | 14:37

Fiorentina e ka fituar ndeshjen e parë që nga vdekja e kapitenit të saj, Davide Astori javën e shkuar.

Fiorentina sot e mposhti 1-0 Beneventon në xhiron e 28-të të Serisë A, kurse Vitor Hugo realizoi golin e vetëm në këtë ndeshje. Në minutën e 13-të të ndeshjes Fiorentina-Benevento, gjyqtari ka ndalur lojën për më shumë se një minutë. Gjyqtari dha 1 minutë heshtje në kujtim të Davide Astorit në minutën e 13-të, numër që ish-kapiteni i Fiorentinës mbante në shpinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demonstratat e vitit 1981 patën dridhur themelet e botës komuniste…