Fiorentina insiston për Asllanin

16 qershor 2025 | 12:00

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj merkatoje vere. Me ardhjen e Cristian Chivu, minutat për mesfushorin e Kombëtares me shumë gjasa janë reduktuar edhe më shumë.

Kështu largimi i tij nga zikaltërtit do të jetë i pashmangshëm. Fiorentina është skuadra që po këmbëngul për shërbimet e shqiptarit. Ekipi “vjollcë” kërkon Asllanin për t’i besuar “çelësat” e mesfushës për sezonin e ri.

Drejtuesit besojnë te “regjisori” shqiptar dhe për këtë do të tentojnë transferimin e tij.

Nga mediat italiane mësohet se zikaltërtit kërkojnë 14 milionë euro për të lënë të lirë Asllanin. Ky i fundit në këtë sezon me Interin ka luajtur në 35 ndeshje në të gjitha turnet që ka marrë pjesë.

Ndërkohë ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 2 asistime, duke qenë në fushë për 1.592 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha Shpeshherë thuhet se për të matur…