Fiorentina interesohet për Gjimshitin
Mbrojtësi Berat Gjimshiti ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Atalantas këtë verë, por jo edhe nga kampionati i Italisë.
Gjimshiti është në fund të kontratës me Atalantan dhe raportohet se Fiorentina po monitoron situatën e tij nga afër.
E ardhmja e 33-vjeçarit te Atalanta është në dyshim pasi ende nuk ka ndonjë vendim në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit nga të dyja palët.
Kështu që, ekziston mundësia që Gjimshiti në fund të sezonit aktual të mbetet lojtar i lirë dhe të largohet nga Atalanta pas një dekade.
Ai po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen te Fiorentina, ekip që po synon të forcohet për sezonin e ardhshëm dhe po e sheh Gjimshitin si të duhurin.
Krahas Fiorentinas, më herët është raportuar se Gjimshiti po monitorohet edhe nga Juventusi e Milani, ndërsa nuk i mungojnë as ofertat nga Lindja e Mesme.
Këtë sezon, Gjimshiti ka 42 paraqitje për Atalantan në të gjitha garat kurse në Itali, karrierë ka bërë edhe te Benevento e Avellino.



