
Fiorentina nuk e do Dakun
Sulmuesi Mirlind Daku sipas të gjitha gjasave do të mbetet pjesë e Rubin Kazanit për sezonin 2025/26.
Skuadra e Fiorentinës, që më herët kishte shprehur interesim për Dakun, thuhet se tashmë ka hequr dorë nga transferimi i tij.
Mediumet ruse kanë raportuar se Fiorentina nuk është më e interesuar për shërbimet e 27-vjeçarin, të cilin synonte ta transferonte për 20 milionë euro.
Kështu që, Daku do të mbetet pjesë e ekipit nga Rusia, me të cilin së fundmi ka vazhduar bashkëpunimin deri në qershorin e vitit 2029.
Daku prej vitit 2023 është pjesë e Rubin Kazanit, ndërsa këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka bërë një asistim në 9 paraqitje, 3 në Kupë dhe 6 në kampionatin e Rusisë.
Ai pritet të ftohet nga selektori i Shqipërisë, Sylvinho për ndeshjet e shtatorit, miqësoren me Gjibraltarin dhe duelin kualifikues për Botërorin 2026 kundër Letonisë.
Daku ka 11 paraqitje me Shqipërinë dhe 1 gol të shënuar.