Firma e Trumpit do të shfaqet për herë të parë në monedhën amerikane

27 mars 2026 | 08:31

Firma e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të shfaqet në kartëmonedhat amerikane për herë të parë për një president në detyrë, në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë më 4 korrik.

Ky vendim shënon një ndryshim nga praktika e deritanishme, ku në valutë përfshiheshin vetëm firmat e sekretarit dhe thesarit, shkruan Aljazeera.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e justifikoi lëvizjen si njohje për arritjet historike të Trump, ndërsa kritikët e kanë cilësuar si një precedent të rrezikshëm dhe të ngjashëm me praktikat e regjimeve autoritare.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, reagoi me ironi, duke e lidhur vendimin me rritjen e kostos së jetesës.

Vendimi vjen në një kohë kur ekonomia amerikane ka shënuar rritje modeste prej 2.2% në vitin 2025, në linjë me trendin e viteve të fundit gjatë administratës së mëparshme të Joe Biden.

Kjo nismë është pjesë e një serie vendimesh të administratës Trump për të vendosur emrin dhe imazhin e tij në institucione dhe projekte shtetërore, duke nxitur debat mbi kufijtë mes simbolikës shtetërore dhe promovimit personal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nigeria po përballet me një rritje alarmante të mbetjeve elektronike,…