Firmino rinovon me Liverpoolin

18 janar 2023 | 13:51

Skuadra e Liverpoolit është pranë rinovimit të kontratës me sulmuesin brazilian Roberto Firmino. 31-vjeçari luan me “Reds” që prej vitit 2015, duke qenë një nga titullarët e padiskutueshëm.

Gjithsesi, afrimet e disa sulmuesve të tjerë kanë nxjerrë disi në plan të dytë Firmino, që pavarësisht kësaj bind me paraqitjet e tij.

Ndaj, klubi ka vendosur t’ia rinovojë me dy sezone të tjera kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni. Kohët e fundit janë bërë shumë spekulime për një largim të sulmuesit, që kishte oferta nga Arabia Saudite. Kontrata e re pritet të ketë një ulje të rrogës së Firmino, që do të vijojë të luajë në Premierligë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wolverhampton Wanderers me anë të një postim në rrjetet sociale…