Fiskalizim i paligjshëm, AKB: Qeveria po e dëmton klimën e biznesit me eksperimente!

15 korrik 2025 | 17:03

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shpalljen e paligjshme të udhëzimit administrativ të Ministrisë së Financave lidhur me pajisjet fiskale elektronike.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se ky vendim konfirmon shqetësimet e kahershme të komunitetit të biznesit: Se politika fiskale nuk duhet të bëhet me imponim; Se vendimet që prekin mijëra biznese duhen hartuar me konsultime reale, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Fiskalizimi modern është i domosdoshëm, por vetëm nëse zbatohet në partneritet me sektorin privat, duke respektuar kornizën ligjore dhe duke shmangur rritjen e panevojshme të kostove për bizneset”, ka thënë ai.

AKB-ja kërkon nga Ministria e Financave të rifillojë procesin me një qasje të hapur dhe profesionale, duke përfshirë aktivisht bizneset dhe organizatat përfaqësuese; Të bëjë studim të ndikimit real që do të ketë fiskalizimi në sektorët e vegjël dhe të mesëm; Të mos ndërmarrë më vendime të njëanshme që pastaj bien në gjykatë dhe dëmtojnë klimën e investimeve.

“Ministritë duhet të shërbejnë qytetarët dhe bizneset, jo t’i ngarkojnë me rregullore që bien në kundërshtim me ligjin. Si gjithmonë, AKB është e gatshme të kontribujë me ekspertizë dhe dialog për një fiskalizim të drejtë, efikas dhe ligjor”, tha në fund Agim Shahini kryetar i Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se më 14…