Fisnik Asllanit i rritet vlera për 10 milionë euro në treg

14 tetor 2025 | 14:40

Fisnik Asllani ka qenë heroi i Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike kundër Suedisë. Sulmuesi i Hoffenheimit ka shënuar golin e fitores historike të “Dardanëve” ndaj Suedisë në fitoren 1:0, për t’i afruar Verdhekaltrit me “play-off”-in e Botërorit 2026.

Forma që ka shfaqur në këtë fillim sezoni në Gjermani, ku ka shënuar 4 gola në Bundesligë, por mbi të gjitha goli me ekipin e Franco Fodës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.

Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve  – “Transfermarkt” ia ka rritur  për plot 10 milionë vlerën kartonit të futbollistit 23-vjeçar.

Nga 19 qershori i këtij viti, vlera e përfaqësuesit të Kosovës ishte 8 milionë euro, ndërsa prej sot ajo është plot 18 milionë euro, duke e bërë atë njërin prej futbollistëve më të vlefshëm shqiptarë të momentit. Natyrisht, nëse vazhdon me formë të tillë atij do t’i rritet vlera përsëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Përshëndetje! Nderime e respekte per juve voglushet e…