
Fisnik Beka, kandidati i LDK-së me numër 25, kërkon besimin e qytetarëve të Gjakovës
Fisnik Beka, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), po garon për Asamblenë Komunale të Gjakovës në zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor. Ai është pjesë e listës zgjedhore të LDK-së, të kryesuar nga kandidati për kryetar të Gjakovës, Shefqet Shehu, dhe mban numrin 25 në fletëvotim.
Beka, i cili jeton dhe vepron në Gjakovë, shprehet krenar që është pjesë e kësaj gare dhe e listës së LDK-së. “Me krenari dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, ju njoftoj se jam duke kandiduar për Asamblenë Komunale të Gjakovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 25 në fletëvotim. Jam lindur dhe rritur në këtë qytet që e dua me zemër – në lagjen Dardani, ku kam ndërtuar jetën time dhe e kam ndjerë gjithmonë fuqinë e komunitetit tonë. Përmes kësaj kandidature, dua të jap kontributin tim për zhvillimin e qëndrueshëm të Gjakovës, për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve dhe për vlerat që i ka mbrojtur LDK-ja ndër vite: demokraci, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë. Besoj në punën e ndershme, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në forcën e zërit tuaj. Ju falënderoj për besimin dhe përkrahjen tuaj!
Voto 25 ✅ Për Gjakovën, për të ardhmen tonë!”, ka shkruar Beka. Fisnik Beka kërkon mbështetjen e qytetarëve të Gjakovës për të sjellë frymë të re dhe angazhim aktiv në zhvillimin e komunës.