Fisnik Rugova largohet nga Prishtina

25 gusht 2025 | 13:07

Basketbollisti Fisnik Rugova nuk do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll. Rugova ka falënderuar klubin për gjithçka, duke bërë me dije se do ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Duket se Prishtina dhe Rugova, i cili ishte kapiten sezonin e shkuar nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimi.

Rugova është zhvilluar si basketbollist te Prishtina, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Pejën, Rahovecin e Bashkimin. Rugova i gjatë 206 centimetra luan krah-qendër dhe sezonin e fundit ka pasur një mesatare prej 3 pikëve e po aq kërcimeve për ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga dy urat që po ndërtohen mbi lumin Ibër,…