Fisnik Suma, 8-shi i PDK-së për asamble komunale në Mitrovicë

04 shtator 2025 | 15:08

Fisnik Suma nga Mitrovica është kandidat për asamble komunale. Fisniku garon në listën zgjedhore të PDK-së, për kuvendin komunal të Mitrovicës me numrin 8. Fisniku rrjedh nga një familje që gjithë jetën i kanë shërbyer

Kosovës, dhe çështjes kombëtare. Fisniku ka marrë dhe po merr mbështetje të vazhdueshme nga strukturat lokale, ato qendrore por dhe nga qytetarët e shumtë. Ai ka vetëm një kërkesë dhe përmes facebokut u ka bërë thirrje qytetarëve mitrovicas ta mbështesin PDK-në, dhe kandidatin për kryetar komune, Arian Tahirin.

Njoftimi i plotë i tij:

Të dashur shokë, shoqe e bashkëqytetarë mitrovicas

Me zemër e me përgjegjësi po ju drejtohem si biri i këtij qyteti, si dikush që e njeh çdo rrugicë, dhe çdo shpresë që e mban gjallë Mitrovicën tonë.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për punë konkrete dhe për njerëz që e ndjejnë Mitrovicën në shpirt.

Në këtë rrugëtim, ju ftoj që më  votën tuaj të mbështesni PDK-në,

✅Arian Tahirin për Kryetar Komune, një njeri i dëshmuar në punë, vendimmarrje të mençur dhe përkushtim të palëkundur për zhvillimin e Mitrovicës,

✅ Dhe të më jepni besimin mua, Fisnik Suma nr. 8 në listën për Kuvendin Komunal, për ta çuar zërin tuaj aty ku duhet, me ndershmëri, përfaqësim të denjë dhe pa asnjë kompromis ndaj interesave të qytetarëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ditën e…