Fitër Bajrami, Komuna e Prishtinës me njoftim për shitësit e shpezëve dhe kafshëve

17 mars 2026 | 10:17

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar të gjithë shitësit e shpezëve dhe kafshëve të tjera lidhur me organizimin e shitjes gjatë Festës së Bajramit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 18 dhe 19 mars 2026, shitja e kafshëve do të lejohet vetëm në një lokacion të përcaktuar, në fshatin Bernicë e Poshtme, konkretisht në parkingun përgjatë rrugës “Vëllezërit Fazliu”, i njohur si ish tregu i automjeteve.

Autoritetet komunale kanë theksuar se në këtë hapësirë do të lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa therja apo prerja e tyre është rreptësisht e ndaluar në çdo rrethanë.

Po ashtu, Komuna u ka bërë thirrje të gjithë shitësve që të tregojnë kujdes maksimal për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit, duke shmangur hedhjen e mbeturinave apo mbetjeve të tjera në hapësirat përreth”, thuhet në njoftim.

“Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të angazhohet Inspektorati i Kryeqytetit, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e rregullave. Ndërkohë, është paralajmëruar se ndaj të gjithë atyre që zhvillojnë aktivitet jashtë lokacionit të lejuar do të ndërmerren masa ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blloqet B1 dhe A5 të termocentralit Kosova A dhe B,…