Fitoi 3 milionë euro brenda pak ditësh në lotari, prokuroria pas hetimeve: Nuk ka mashtrim, është njeri me fat

03 maj 13:46

Personi që ka  fituar 3 milionë euro me dy bileta “Gërvisht dhe Fito”, në më pak se 15 ditë, është thjeshtë një njeri me shumë fat. Këtë e kanë thënë dhe autoritetet që hetuan atë që u konsiderua si një rastësi shumë e çuditshme.

Autoritetet mbikëqyrëse kanë hapur një hetim për fituesin, një brazilian 40-vjeçar, por asgjë e dyshimtë nuk është gjetur nga ana e Prokurorisë. Nga kontrollet e kryera, nuk ka dalë asnjë provë mbi parregullsi apo procedurë të pazakontë.

Hetimi ka nisur nga Prokuroria Publike e Veronës, pasi braziliani kishte urdhëruar një transfertë bankare prej 800 mijë eurosh në llogarinë e tij rrjedhëse në një institucion kreditor brazilian.

Më 4 shkurt, ai ka fituar një milion euro me një biletë të marrë në zonën e Modenas, dhe më pas në 24 të të njëjtit muaj ka marrë dy milionë të tjerë me një biletë të blerë në Verona.

“Unë ju thashë që nuk kisha mashtruar dhe se i kisha fituar rregullisht të gjitha ato para. Të shënosh dy herë në “Gërvisht dhe Fito” në një kohë kaq të shkurtër duket e pamundur, e di, as nuk e besova. Nuk jam mashtrues. Tani për tani, jeta ime nuk do të ndryshojë, unë do të punoj në ndërtim. Një pjesë të shumës që do të dërgoj në Brazil për të ndihmuar familjen time. Unë tashmë kisha rregulluar transferimin e 800 mijë eurove, por pastaj ata më morën gjithçka”, ka thënë 40-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktorët mund të jenë vetëm pak vite larg mundësisë për…