Fitoi me nokaut ndaj kundërshtarit, Krasniqi: Flamuri kuqezi më jep forcë

14 dhjetor 2025 | 08:10

Djelmoshat shqiptarë në sport dje arritën të na bëjnë më shumë se krenar.

Fisnik Asllani brenda pak minutash në lojë shënoi në Bundesliga, porta e kundërshtarit sërish ishte cak i Muriqit në LaLiga, por edhe në sporte luftarake nuk mbetëm keq.

Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist.

Në meçin e zhvilluar në qytetin e Shtutgartit, Krasniqi mposhti kundërshtarin e tij, Gaspar Fernandez.

Pas meçit Krasniqi u shpreh tejet i lumtur që shumë tifozë ishin të pranishëm në tribuna për ta përkrahur atë.

“I falënderojë të gjithë tifozët që janë të pranishëm në Shtutgart. Disa fjalë edhe në gjuhën më të mirë në botë. Flamuri kuqezi më jep një forcë të papërshkrueshme. Falemiderit të gjitëhve që keni ardhur këtu. Të Fala krejt Kosvës dhe Junikut tonë të zemrës. Falemiderit”, u shpreh Krasniqi

Ardiani vazhdon me rekord pozitiv në boksin profesionist. Ku në 12 meçe ka shënuar 12 fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë sot dërgimin e…