Fitoi pa balotazh në Han të Elezit, prioritet i Ballazhit do të jetë arsimi (video)

16 tetor 2025 | 11:15

Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi, është fitues i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Han të Elezit.

Ai fitoi në rundin e parë përballë Rufki Sumës.

Ballazhi sot në emisionin “Fol me Arin” që transmetohet në Klan Kosova dhe Klan Kosova FM tha se prioritet i tij në mandatin e ardhshëm do të jetë arsimi.

“Sigurisht, arsimi është njëra prej pikave të miat “të dobëta” që unë i kam kushtuar rëndësi kësaj, por edhe çdo fushe tjetër”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Kandidati i PDK-së ka arritur t’i marrë 50.96 për qind të votave apo 2 mijë e 529 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Michael Jackson, Paris ka përfituar 55 milionë euro…