Fitoi përballë Orban, Merz uron Magyar
12 prill 2026
| 23:26
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka uruar liderin opozitar Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari.
Në një postim në platformën X, Friedrich Merz shkroi: “Hungaria ka vendosur. Urime për fitoren tuaj në zgjedhje, Péter Magyar”.
Ai theksoi gjithashtu se pret me padurim bashkëpunimin me udhëheqjen e re hungareze për të ndërtuar një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe mbi të gjitha më të bashkuar.
Reagimi i kancelarit gjerman vjen në vazhdën e urimeve nga liderë të tjerë evropianë, pas rezultatit historik që pa Péter Magyar të mposhtë Viktor Orbán, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike të vendit.



