Fitojnë Atalanta dhe Sampdoria  

14 shkurt 2021 | 17:11

Atalanta i bashkohet grupit të skuadrave të para në renditje. Skuadra e Gasperinit mori një fitore në “frymën e fundit” 1-0 në transfertën ndaj Cagliarit.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, në limitet e kohës së rregullt, Luis Muriel shpik një veprim fantastik, duke dribluar me lehtësi dy mbrojtjes. Më pas kolumbiani lëshon “predhë” në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.

Atalanta me këtë fitore ngjitet në vendin e 7-të me 40 pikë, por ka dhe një sfidë për të rikuperuar.

Ndërsa Sampdoria e mposhti Fiorentinën me rezultat 2-1. Golat për vendasit i shënuan Keita Balde dhe Fabio Quagliarella, kurse për mysafirët shënoi Dusan Vlahoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës sot janë duke votuar për zgjedhjet parlamentare.…